Flash News

KRYESORE

Valdrin Pjetri reagon pas akuzave të PD-së se ka fshehur të kaluarën problematike

Valdrin Pjetri reagon pas akuzave të PD-së se ka fshehur të

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës Valdrin Pjetri i është përgjigjur akuzave të PD-së se ka fshehur të kaluarën në formularin e dekiminalizimit.

Ai tha se përgjigje për pyetjen që te PD shtrojnë mund ta japë vetëm prokuroria.

"U njoha nëpërmjet kërkesës së Bardhit i cili bazohet dhe firmos mbi “Indicie Publike”. Sigurisht që jam i hapur mbi çdo verifikim timin por jo mbi “Indicie Publike”. Askush më mirë se institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së z. Bardhi dhe çdo personi tjetër të interesuar apo kurioz. Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të partisë Demokratike" tha Pjetri për mediat.

Gazment Bardhi më herët tha se Pjetri ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka shkelur në Itali 10 vjet me radhë dhe pse e kanë dëbuar nga vendi ku thotë se ka shkuar për studime.

Të fundit