Flash News

KRYESORE

Valentina Duka: Nuk ka mësim më të mirë për një qeveri arrogante se kjo protestë

Valentina Duka: Nuk ka mësim më të mirë për një

Deputetja e Partisë Demokratike Valentina Duka ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook duke shprehur mbështetje për protestën e studentëve. Si pjesë pedagogjike prej vitesh në universitet, Duka i konsideron studentët si lokomotiva e popullit drejt progresit dhe mirëqenies.

Në statusin në Facebook, Valentina shkruan se ky është mësimi më i mirë për qeverinë arrogante që ka injoruar e përbuzur interesin publik.

Statusi:

Protestat studentore, një medikament i forte për të shëruar demokracinë shqiptare nga sëmundjet kronike qe po e deformojnë prej vitesh! Nuk ka mësim më të mirë për një qeveri e cila me arrogancë e kokëfortësi ka injoruar e përbuzur interesin publik dhe ka stimuluar korrupsionin dhe abuzimet skandaloze në favor të qeveritarëve dhe njërëzve të lidhur me ta. Nga këto politika të mbrapshta po vuajnë edhe studentët, pjesa më progresive e shoqërisë. Prandaj ashtu si 28 vjet me pare, kur rrezuan diktaturën me të egër ne Europë dhe sollen pluralizmin ne Shqiperi, sot ata jane ngritur perseri kunder nje qeverie qe ata dhe familjet e tyre po i varferon gjithnje e me shume, qe i ka lene pa biblioteka, kampus, pa kushte dinjitoze banimi. Te dashur studente, ju sot jeni ne nje beteje fisnike me një qeveri te korruptuar e krejtwsisht te painteresuar per fatin e universitetit shqiptar. Jeni ne një beteje fisnike jo vetëm për të drejtat tuaja legjitime, por edhe për interesat e larta te mbare popullit shqiptar, për shëndoshjen e demokracise ne Shqiperi dhe euopianizimin e vendit. Sinqerisht emocionohem pa mase kur ju shoh perseri ne lartesine e misionit tuaj. Jeni shprese per popullin, pararoja e tij, lokomotiva e tij ne rrugen e progresit zhvillimit dhe mirwqenies. Qofshi te bekuar, jemi perkrah jush!

#prostudenteve

 

Të fundit