Flash News

KRYESORE

Valentino është marka e parë luksoze që fillon fushatën në shtëpi për koleksionin ‘Vjeshtë 2020’

Valentino është marka e parë luksoze që fillon fushatën

"Në këtë moment, unë mendoj se ne nuk kemi nevojë për gjëra, ne thjesht na duhen njerëz. Ne kemi nevojë për përqafime, kemi nevojë për emocione," - tha Pierpaolo Piccioli për Vogue në fillim të këtij muaji. Duke pasur parasysh këtë, Valentino po fillon një fushatë në shtëpi me shumë nga muzetë e saj për të festuar koleksionet – për meshkuj dhe femra - të vjeshtës 2020 dhe të lidhet me njerëzit gjatë kësaj kohe të vështirë.

Gwyneth Paltrow, Christy Turlington, Laura Dern, Rossy de Palma, Janet Mock, Adut Akech, Anwar Hadid, Vittoria Ceretti, Mariacarla Boscono, dhe më shumë nga bashkëpunëtorët prej kohësh të markës do të fotografohen nga të dashurit e tyre në shtëpitë e tyre.

Çdo i famshëm që do jetë pjesë e  fushatës që kanë dhuruar kohën e tyre Valentino-s do bëjë që; kompania të kursejë për marketing; 1 milion dollarë që marka do të kishte shpenzuar për reklamim do t'i dhurohet Institutit Kombëtar të Lazzaro Spallanzani të Romës për sëmundjet infektive. Imazhet pritet të debutohen më vonë këtë vit nën titullin #ValentinoEmpathy.

 

Të fundit