Flash News

KRYESORE

“Valët e muzikës përçojnë virusin”, reagon eksperti i shëndetësisë: Ministra janë, gafa bëjnë

“Valët e muzikës përçojnë virusin”,

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka ironizuar deklaratën e ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, i cili dje tha se “valët e muzikës përçojnë virusin”.

Sipas Dashos, si deklarata e Klosit, ashtu edhe e ministres së financave e cila tha se “testimi nuk është i rëndësishëm për kontrollin e përhapjes së COVID”, janë jo-profesionale dhe ngatërrojnë më tej publikun.

“E hapi lojën Z. Klosi kur deklaroi se COVID përhapet nëpërmjet “valëve të muzikës” duke hyrë në një fushë ku nuk e lidh as profesioni dhe as objekti i ministrisë që drejton. Sikur të mos mjaftonte gafa e parë, shprehjes së habisë nga ana e moderatorit, ju përgjigj me fjalë dhe gjeste siguruese duke e garantuar se ato që thoshte ishin e vërteta e kulluar e cila nuk duhet vënë në dyshim.

Më vonë ministrja e financave ju rikthye një teme tashmë të konsumuar nga kolegia e vet e shëndetësisë, rolit që ka testimi në kontrollin e COVID. Edhe ministrja e financave në një fushë ku nuk ka as kompetencë dhe as tagër të përfshihet si përfaqësuese e qeverisë deklaroi sërish se testimi nuk është i rëndësishëm për kontrollin e përhapjes së COVID. Në ndryshim nga kolegu i turizmit, ministrja e financave deklaroi burimin e këshillës që ishte komiteti i ekspertëve.

Deklaratat e dy ministrave janë jo-profesionale dhe ngatërrojnë më tej publikun i cili është lënë në mëshirë të sëmundjes nga qeveria ku ata bëjnë pjesë.

Dy ministrat do të bënin mirë sikur të fokusoheshin në fushat e tyre që janë dy sektorët më të dëmtuar nga pandemia dhe të lënë specialistët e shëndetësisë dhe shëndetit publik të sqarojnë publikun.

Testimi është fillesa e trinomit testo-gjurmo-trajto!

Këtë trinom janë duke e zbatuar të gjithë vendet e përgjegjshme dhe nuk ka ngelur ta vendosë në diskutim komiteti i të paaftëve shqiptarë që paska nisur të rijapë këshilla pasi kaloi verën në ilegalitet!

Për sa i takon ministrit që ngatërron tekstin me muzikën, kjo mund të kalohet edhe me një të qeshur...”, shkruan Dasho.

Të fundit