Flash News

KRYESORE

Valixhja diplomatike me 23 milionë euro bllokohet në aeroport, mediat franceze: Kishte destinacon Shqipërinë; policia e konsideron "fake news"

Një valixhe diplomatike me 23 milionë euro është kapur në aeroportin e Parisit, Charles-de-Gaulle. Një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi u arrestua me valixhet.

Mediet raportojnë se bëhet fjalë për valixhe diplomatike të lidhur me shtetin e Malit, ndërsa aludojnë se kjo shumë do të dërgohej në Shqipëri “vendi ku pastrohen paratë e pista”

“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet maleze nuk mund ta thonë atë. Përderisa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë”, shkruajnë mediet franceze.

Por nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me zyrtarin e lartë të cilit do i dërgohej valixhja. Ndërkohë policia e vendit europian e ka konsideruar këtë lajm si "fake news".

 

Të fundit