Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vallë nëse kontrolli i përshtatshmërisë dhe miratimi i gjykatësve në Shqipëri e afron shtetin ndaj BE?
Prof. dr Ramadan Çipuri
Procesi i kontrollit nuk duhet të fillojë nga sistemi gjyqësor, por nga përfaqësuesit ekzekutiv dhe nga anëtarët e parlamentit, jo vetëm të atyre që sot janë në pushtet, por edhe të atyre që me vite e kanë udhëhequr vendin. Hetimi i pronës dhe të punës së nëpunësve qeveritar dhe të deputetëve do të ndikojë fuqishëm në mbarë shoqërinë dhe ajo që është më me rëndësi, fuqishëm do ta godas mentalitetin e të paprekshmëve.
Fundi i shekullit të kaluar shënoi një moment të rëndësishëm historik për Shqipërinë, Ballkanin Perëndimor e më gjerë. Ishte ëndërr për të gjithë qytetarët e këtyre vendeve që të linin pas historitë e përgjakshme të trashëguara nga sistemet diktatoriale, dhe të shikonin drejt së ardhmes evropiane. Nga ana tjetër, në rastin shqiptar, përkrah zhvillimit shumë dimensional që Shqipëria ka pasur gjatë gjithë këtyre viteve, një nga pengesat e rëndësishme që ka penguar rrugëtimin e saj drejt familjes evropiane ka qenë korrupsioni i instaluar në pothuajse të gjithë shkallët e aparatit shtetëror. Sistemi i drejtësisë është ndër më kryesorët që është ndikuar nga ky fenomen.
Sigutisht që nuk mund të mohohet progresi që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve, siç edhe nuk mund të lihen pa përmenduar detyrimet që ajo duhet të kishte plotësuar, për tu garantuar qytetarëve të saj një jetë të përafërt me atë të vendeve të zhvilluara. Gjatë këtyre viteve, Shqipëria ka konsoliduar pozicionin e saj në rajon, duke u kthyer në një aktor dhe faktor të rëndësishëm për marrëdhëniet midis shteteve të ndryshme. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga 1 prilli i vitit 2009 i vitit 2009 dhe njihet për kontributin e saj në këtë aleancë. Ajo firmosi në fillim të qershorit 2006 në Luksemburg ‘Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit’ me Bashkimin Evropian. Në qershorin e vitit 2014, Shqipëria mori zyrtarisht statusin e vendit kandidat për në BE. Shumë shpejt pritet t’i ndizet drita jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.
Vendet ballkanike vuajnë nga të njëjtat probleme
Nisur nga sa thamë mësipër, ngremë pyetjen se a janë të kënaqur qytetarët shqiptarë përballë këtyre zhvillimeve? A mund të ishte bërë më shumë nga qeveritë shqiptare për të realizuar ëndrrën e qytetarëve të saj?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Qeveritë shqiptare nuk kanë mundur të nxjerrin vendin nga tranzicioni i tejzgjatur politik, social dhe ekonomik. Vetëm 34% e qytetarëve shqiptarët kanë besim tek qeveria e tyre.
Në fakt, kjo nuk ndryshon edhe për vendet tjera të rajonit. Situata është e ngjashme edhe në vendet fqinje si Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi etj., Por, fatkeqësia e tyre nuk justifikon situatën në Shqipëri, e cila përdoret si një justifikim nga klasa politike shqiptare, duke e krahasuar vendin e tyre me vendet fqinje.
Përkrah shumë të tjerëve, një nga problemet më madhore me të cilat vendi po përballet është shkalla e lartë e korrupsionit. Sipas “Transparency International”, për vitin e kaluar, Shqipëria u rendit në vendin e 91 nga 180 vende, me 38 pikë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë, ndërsa ndau të njëjtin pozicion me Bosnje-Hercegovinën sa i përket rajonit të Ballkanit. Shumë raporte të jera tregojnë pothuajse të njëjtat vlerësime. Kjo situatë dhe shumë probleme të tjera kanë nxitur qytetarët shqiptarë për të braktisur vendin e tyre dhe për t’iu drejtuar vendeve të zhvilluara. Sipas një anketimi të zhvilluar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal në verën e vitit 2018, 43% e qytetarëve shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria.
Niveli i lartë i korrupsionit dhe procesi i kontrollit në gjyqësor
Ka një të vërtetë të pamohueshme dhe të pranuar gjerësisht midis qyetarëve shqiptarë, që korrupsioni ekziston në nivele të ndryshme të shoqërisë. Atë e gjen në pushtetin ekzekutiv, në pushtetin legjislativ, në pushtetin gjyqësor, por edhe në sektorë të tjerë si arsimi, shëndetësia, policia dhe pothuajse kudo tjetër. Korrupsioni i pranishëm kudo, duket se është kthyer në një sistem të instaluar më së miri, përpjekjet kundër së cilit duken të parealizueshme dhe të destinuara për të dështuar.
Në një përpjekje për të shpëtuar vendin nga shkalla e lartë e këtij fenomeni, por edhe si një kusht i BE-së për integrimin e vendit në familjan evropiane, politika shqiptare ndërmori një reformë të madhe në sistemin e drejtësisë, duke miratuar ligje e rregulla të reja për hetimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkallëve të ndryshme. E gjitha kjo po zbatohet nën të ashtuquajturin “Vetting në drejtësi”. “Vetingu njihet si një mekanizëm i qëndrueshëm institucional për demokracitë në tranzicion për të vlerësuar përshtatshmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që mbajnë funksione publike. Një nga objektivat kryesore të kësaj mase reformuese është forcimi i integritetit dhe llogaridhënies në sektorin publik dhe rivendosja e besimit tek institucionet dhe qeveritë kombëtare.”
Një sistem i shëndoshë drejtësie do të kishte një kontribut të madh në zhvillimin e vendit. Ky proces është çmuar si thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi, për shkak se një sistem drejtësie i pavarur dhe i paanshëm ndikon në vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend. Janë me dhjetëra gjyqtarë që kanë kaluar përmes vettingut, disa prej të cilëve janë lënë jashtë sistemit, e disa të tjera kanë arritur ta kalojnë me sukses atë. Por, shqetësimi ynë qëndron diku tjetër. A duhet që vetingu të niste nga sistemi i drejtësisë?
Siç e përmenda edhe mësipër, korrupsioni është instaluar si një sistem i tërë në të gjithë aparatin shtetëror të vendit. Në krye të këtij aparati qëndron pushteti ekzekutiv dhe legjislativ. Edhe pse jo në mënyrë të hapur, dihet që janë pikërisht këto dy pushtete prej të cilëve kanë buruar edhe shumë emërime jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe në çdo nivel të administratës publike. Pas çdo rotacioni qeveritar, vendi ka vuajtur edhe zëvendësimin e administratës me militantë partiakë, shumë prej të cilëve gjenden edhe në shkallët e sistemit të drejtësisë. Ky fenomen ka nxitur edhe varësinë e të gjithë hallkave të aparatit shtetëror ndaj pushtetit kryesor, atij ekzekutiv. Pikërisht është kjo arsye që na nxit të mendojmë se vettingu nuk duhej të niste nga sistemi i drejtësisë, por nga përfaqësuesit e ekzekutivit, jo vetëm të atyre që sot janë në pushtet, por edhe të atyre që kanë drejtuar vendin për vite me radhë. Hetimi i pasurisë dhe i aferave të funksionarëve qeveritarë dhe përfaqësuesve të pushtetit legjilativ do të ndikonte në shtypjen e kokës të së keqes dhe hapjen e rrugës për hetimin dhe gjykimin e të gjithë aparatit shtetëror.
Varësisht nga zbatimi i kontrollit të interesave politike dhe jo-realiste, kjo reformë është e ballafaquar me shumë sfida dhe vështirësi. Ligji për kontroll u miratua, hyri në fuqi dhe u përcoll me shumë vërejtje. Por, për shkak të presionit nga UE dhe SHBA, përkundër masave dhe kritereve për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut (duke e marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias), ligji u votua në parlamentin, me arsyetim se ajo është gjendje e jashtëzakonshme në gjyqësinë dhe mu për këtë shkak janë të nevojshme masa të jashtëzakonshme.
Ka vërejtje që implementimi i këtij ligji po ecën me ritme shumë të ngadalëta, pavarësisht pritshmërive të ndërkombëtarëve për një ritëm më të shpejtë.
Ka vërejtje nga forcat politike dhe shoqëria civile, kryesisht opozita, që ligji po zbatohet mbi baza selektive, deri diku politike, dhe nuk po respektohen kriteret dhe stadarded e parashikuara edhe në Kushtetutë (Shqipëria është i vetmi vend që ligjin e vettingut e ka futur Kushtetutë).
Ka vërejtje në cilësinë dhe standartin profesional të komisonerëve të vettingut, veçanërisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të cilët përgjithësisht vlerësohen si persona pa asnjë lloj eksperience në gjyqësor, ç’ka ka cenuar rëndë standardet e marrjes së provës dhe të gjykimit.
Kritikat e ngritura që në fillim të lënë përshtyjen se reforma në drejtësi vështirë se mund ta çojë sistemin në standardet e BE-së, ku vendi synon të aderojë. Si pasojë e kësaj, kemi bllokim të ngritjes të institucioneve të reja të drejtësisë, përkatësisht Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Për më tepër, ka patur shumë vërejtje rreth gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorëve. Duket se kandidatët janë gjetur në momentin e fundit për të dy institucionet dhe çfarë është e papranueshme është fakti se nuk ekzistojnë alternativa, por ka një kandidat për një pozicion, i cili detyron votimin e kandidatit të zgjedhur. (Për një pozicion duhet të jenë të paktën dy kandidatë).
Nisur nga të gjitha këto shqetësime, opinioni ynë është se vettingu duhej të niste fillimisht nga ekzekutivi dhe legjislativi, si kokë e aparatit shtetëror, e më tej të vijohej me të gjithë hallkat e tjera, përfshirë këtu edhe atë të drejtësisë.
*Marrë nga Respublica
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38