Flash News

KRYESORE

Van Dijk mesazh për të gjithë: Nuk e dua titullin pa tifozë

Van Dijk mesazh për të gjithë: Nuk e dua titullin pa tifozë

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, foli në lidhje me situatën që po kalon Anglia dhe kampionati i Premier Leagues. Gjiganti i mbrojtjes e pranon momentin e vështirë që po kalon e gjithë bota.

“Nëse do ta fitonim në një stadium të boshatisur dhe tifozët nuk do  të ishin aty, do të më vinte shumë keq. Do të ndihesha shumë keq për ata”, ka thënë mbrojtësi i Të Kuqve për Mirror.

“Natyrisht, nëse nuk do të ketë tifozë në Anfield, do të jetë një goditje e rëndë. Askush nuk do të luajë pa tifozët. E njëjta gjë vlen për të gjithë klubet anglezë”.

“Gjithsesi, nëse dhe kur të ndodhë do të fitonim për ata, për tifozë tanë. Kjo situatë duhet përballuar me ndjeshmëri dhe arsye”, ka përfunduar Van Dijk.

Të fundit