Flash News

KRYESORE

Vangjel Dule: Karamelo dhe deputetët e rinj nuk mund t’i shërbejnë Ramës si kamerdare shpëtimi, janë fenomen politik pa domethënie

Vangjel Dule: Karamelo dhe deputetët e rinj nuk mund t’i

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka ritheksuar qëndrimin e tij për largimin kryeministrit Edi Rama, në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Duke iu drejtuar realitetit tonë, duhet të përqëndrohemi te kryefjala e kërkesës mbarëpopullore në vendin tonë, që është largimi i qeverisë së Edi Ramës dhe hapjes së rrugës për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Dule.

Sipas Dules, futja në Kuvend e deputetit të ri, Ligoraq Karamelo, i cili doli nga listat e PD në qarkun e Korçës, nuk është zgjidhje për Edi Ramën. Ai theksoi se Karamelo nuk mund të jetë kamerdare e kreut të qeverisë.

“As Karamelo, as asnjë nga të ngjashmit e tij nga çdo drejtim që mund t’i bashkëngjiten Ramës, nuk mund të shërbejnë si kamerdare shpëtimi. Janë thjesht fenomene, që në jetën politike të çdo vendi janë kalimtare dhe nuk mund të kenë asnjë kontribut dhe asnjë domethënie”, u shpreh Dule.

Kujtojmë që kur ka marrë mandatin, Karamelo ka shprehur nje mesazh edhe për Vangjel Dulen.

Të fundit