Flash News

KRYESORE

Vangjel Dule: Kjo qeveri e ka çuar qytetarin në dëshpërim të thellë, u vrau shpresën shqiptarëve

Vangjel Dule: Kjo qeveri e ka çuar qytetarin në dëshpërim

Kreu i PBDNj, Vangjel Dule e ka marrë përsëri fjalën sot në vijim të debatit për reformën zgjedhore. Dule tha se ky debat sot po zhvillohet me kërkesën dhe këmbënguljen e opozitës. Nëse opozita ka një arsye, mazhornaca ka 1001 arsye për këtë debat. Pati shitblerje votash, thuhet në raport. Sado e vogël të jetë hija e dyshimi, hija rëndon mbi produktin e parlamentin që është qeveria. Po cilët ndërkombëtarë do ta pranonin këtë qeveri? Askush, sepse këta janë të zhytur në këtë llum, aq shumë sa nuk u bën më përshtyjpe. Tjetërsimi i votës është në shkallë të paimagjinueshme. Kjo qeveri e ka çuar qytetarin në dëshpërim dhe ky dëshpërimin nuk është indiviadual, por është një dëshpërim komunitar, kolektiv e në grup. Rama e vrau shpresën e shqiptarëve, para fundit. Eshtë më e rënda që një udhëheqës politik mund t’i bëjë popullit të vet. Ai nuk do të ketë sy e veshë e të dëgjojë as përfaqësusit parlamentarë, as shoqërinë, as ndërkombëtarët. Nuk është i rastësishtëm fati i procesit të integrimit. Çfarë zgjedhjesh mund të presësh, kur ky kryeministër është i prirur për të vjedhur votën?”, përfundoi fjalën e tij kreu i PBDNj, Vangjel Dule.

Të fundit