Flash News

KRYESORE

Vangjel Tavo akuza të ashpra ndaj Ramës: Antigrek, ka probleme me të gjithë

Vangjel Tavo akuza të ashpra ndaj Ramës: Antigrek, ka probleme me

Duke folur në një intervistë në gjuhën greke për Televizionin Gjirokastra, Tavo është pyetur nga gazetari nëse ishte dakord me perceptimin e krijuar në radhët e minoritetit, se kjo qeveri e Partisë Socialiste është qeveria më antigreke të gjitha kohërave. “Sigurisht, jam dakord 100%, jo 99. E them edhe publikisht. Nuk është cështja nëse është vetëm antigrek.

Ky njeri (Rama) ka probleme me të gjitha vendet fqinje. Shkaktoi probleme me Greqinë, me Maqedoninë, me Malin e Zi, me Serbinë, me të gjitha shtetet fqinje. Ndërsa kur erdhi në pushtet erdhi me moton nuk do të kemi asnjë problem me fqinjët. Sot kur mbyll mandatin 4­vjeçar nuk kemi asnjë vend fqinj që të mos ketë probleme me Shqipërinë”, ka thënë Tavo.

Më tej kandiati i LSI­së ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë nuk ka shkuar asnjëherë në Greqi, të ulet me kryeministrin e vendit fqinj të diskutojë për problemet e dy vendeve.

Në vijim Tavo ka lënë të kuptohet se Rama nuk niset nga interesat e vendit të tij, por të një vendi të tretë, duke nënkuptuar Turqinë. Argument ky i mbështetur dhe artikuluar fort disa herë nga Athina zyrtare. “Duhet që Kryeministri të ketë si synim interesat e vendit të tij, jo të fillojë me interesat e palëve të treta (nënkupton Turqinë), të cilat ndërhynë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ky duhet të jetë Kryeministri i ri i Shqipërisë”, ka thënë Tavo.

Të fundit