Flash News

KRYESORE

Vangjel Tavo apo Robert Bitri, PS sqaron cili deputet votoi pro shembjes së teatrit: Mori kartën e tjetrit

Vangjel Tavo apo Robert Bitri, PS sqaron cili deputet votoi pro shembjes së

Votimi i së enjtes pas disa orësh debati maratonë në Kuvend, mazhoranca votoi pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Më pas, opozita e akuzoi atë për manipulim të votave, pasi në listën e deputetëve që kanë votuar u rendit edhe deputeti i LSI, Vangjel Tavo, i cili nuk rezultoi të ishte prezent në seancë.

Për këtë arsye, në shenjë proteste sot opozita bojkotoi seancën që parashikon në rend ditë votimin e projektligjin e magjistraturës.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla sqaroi se si qëndron e vërteta sipas tij dhe se cili nga deputetet e LSI votoi pro shembjes së TK.

“Ata që tha se është manipuluar votimi është vetëm një ‘fake neës’. Nga ana e grupit parlamentar të PS nuk ka patur asnjë deputet që të të ketë votuar në emër të dikujt tjetër. Deputetit pavarur Robert Bitri në vendin që ai voton i është vënë kartë i një deputeti tjetër. Kamerat e kuvendit le ta hetojnë. LSI dhe PD kanë detyrime t’i thonë arsyen bojkotin se s’ka të bëjë fare me kërkesën”, u shpreh Balla në nisje të seancës së sotme.

Të fundit