Flash News

KRYESORE

Vangjel Tavo në listën e votuesve pro shembjes së teatrit? Reagon menjëherë LSI: S’ishte fare prezent, votimi është manipuluar

Në seancën e djeshme, mazhoranca me 75 vota pro arriti të miratojë projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në faqen zyrtare të parlamentit, ra në sy menjëherë fakti se një deputet i LSI, Vangjel Tavo ka votuar pro këtij projektligji.

Menjëherë ka reaguar LSI, përmes kreut të Grupit Parlamentar, Petrit Vasili i cili sqaron se deputeti Tavo s’ka qenë fare prezent dje në seancë.

Madje, Vasili shkon më tej duke e konsideruar votimin e djeshëm nul dhe të manipuluar nga qeveria.

Në këto kushte, ai kërkon të përsëritet votimi.

Reagimi i plotë:

Manipulohet votimit te ligjit per teatrin,pergjegjesi penale nga kryetari tek me i fundit.

Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.

Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues.

Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor.

Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anullimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht.

Prokurorja e pergjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar.

Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise.

Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht legjitim.

Të fundit