Flash News

KRYESORE

Vangjeli paralajmëron zhvillime të reja për përgjimet: Lidhje okulte, shtantazhe dhe pazare

Vangjeli paralajmëron zhvillime të reja për përgjimet:

“Hetimi mbi hetimin e dosjes së famshme 339 tashmë është më i rëndësishëm edhe se vetë dosja. Ai hetim do të dëshmonte lidhjet e tjera okulte, shantazhin dhe pazaret e të gjitha llojeve të politikës me segmente të drejtësisë”, tha të premten analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin “Java në RTSH”.

“Java në RTSH”, zbuloi për herë të parë edhe se cila është dosja tjetër që pritet të dalë në dritë. “Dosja 184 që përmendi në mënyrë misterioze kryetari i PD-së Lulzim Basha pak ditë më parë ka të bëjë me zgjedhjet lokale të parakohshme në Peshkopi.

Sipas analistit Lorenc Vangjeli, Partia Demokratike pretendon se në përgjime rezulton vetë kryeministri Edi Rama.“Ajo që është lënë të kuptohet në këto ditë, është që ekzistojnë përgjime të cilat faktojnë blerjen e votës. Burime për emisionin tonë thonë se selia blu po përpiqet të lidhë kryeminstrin e vendit në biseda me një personazh të njohur të asaj zonë, i cili mendohet se është i filmuar në ndarje parash” – tha Vangjeli.

Duke ju referuar ligjit, Vangjeli nënvizoi edhe një problem për pretendimet e PD-së dhe shpalli edhe një sfidë për kryetarin e PD-së. “Në momentin që në përgjime del një person me imunitet si kryeministri, hetimi duhet të ndalohet. Çfarë është regjistruar duhet të shkatërrohet. Domethënë në dosje nuk mund të ketë asnjë përgjim të kryeministrit Rama. Duke ditur këtë, unë paralajmëroj se nëse diçka e tillë megjithatë ekziston, kryetari i PD do të thotë se përgjimet ua ka vënë në dispozicion një shërbim i huaj partner” – tha analisti Lorenc Vangjeli mbrëmjen e së premtes.

Të fundit