Flash News

KRYESORE

Vangjush Dako dhe Qazim Sjedini të përjetshëm. Flet Rama: Nuk ka ligj që i ndalon!

Vangjush Dako dhe Qazim Sjedini të përjetshëm. Flet Rama: Nuk ka

Pavarësisht se në Nëntor të vitit 2015 u miratua ligji që lejon Kryetarët e Bashkive të ushtrojnë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme, kryeministri Rama duket se ka gjetur një ‘shteg’ për të rikandiduar sëish dy të besuarit e tij: Kryetarin e Bashkisë së Durrësit – Vangjush Dakon dhe Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit – Qazim Sejdinin.

I ftuar në emisionin “Tonight”, Rama u shpreh se bazuar në ligj, numërimi i mandateve fillon nga momenti që ligji ka hyrë në fuqi, pra në 2015.

“Në këndvështrimin tim, interpretimi i ligjit është ndryshe sepse kur hyn ligji në fuqi, atëherë fillon numërimi. Nuk ka prapaveprim. Ne do të kalojmë në një proces votëbesimi popullor për kryetarët e bashkive, para se të vendosim për kandidimin e tyre. Edhe njëherë: Numërimi fillon kur kalon ligji”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që nuk bëri ndonjë koment për të ardhmen e kryabshkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Të fundit