Flash News

KRYESORE

Vangjush Dako: Kontaktoj me të gjitha familjet që kanë vota, s’ka bir ku*** të ma marrë mua

Vangjush Dako: Kontaktoj me të gjitha familjet që kanë vota,

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka folur për herë të parë sa i takon publikimit të përgjimeve ku dyshohet se ai ka komunikuar me një prej të arrestuarve të grupit Avdylaj.

Dako tha se për të marrë votën ai komunikon me çdo qytetar të Durrësit, ndërsa tregoi se për familjet e mëdha të cilat kanë shumë vota kontakton me familjarët që kanë ndikim tek familja e tyre.

Më tej, ai shtoi se askush nuk ka marrë asnjë favor në kundërshtim me ligjin.

“Për të marrë votën do komunikoj me çdo qytetar të Durrësit.

Shkoj në çdo qendër elektorale, marrë fletët dhe ku ka familje që kanë numër të madh votuesish, marr kontakte të drejtpërdrejta me familjarët e famshëm në familjet e tyre, të cilët mund të marrin vota.

Vangjush Dako është njeri që komunikon me të gjithë qytetarët e Durrësit.

Kur kërkoj votat nuk shoh as diplomën as certifikatën e penalitetit.

Nuk i kam parë përgjimet.

Takoj të gjithë njerëzit që kanë influencë votash.

Nëse është një familje që ka 20 mbiemra Dako unë shkoj e takoj.

Nuk kanë marrë asnjë favor kundër ligjit”, tha Dako në emisionin ‘Opinion.

Sa i takon përgjimeve, kryebashkiaku i Durrësit shtoi se “s’ka bir kurve që të ma marr mua me të folur me telefon me qytetarët e Durrësit. Me mesazhe mund të ma marrë vetëm Rama, por për telefonata jo”.

Të fundit