Flash News

KRYESORE

Varfëria dhe mjerimi kap edhe Dropullin, mbi 120 familje marrin falas “shportën mujore të ushqimeve”

Zona e Dropullit ka qenë një nga zonat më të zhvilluara dhe më të pasura të vendit. Kjo zonë, me hapjen e kufijve të Shqipërisë, nuk e ka ndjerë edhe aq shumë mjerimin dhe varfërinë, pasi niveli i saj ekonomik ka qenë  në një shkallë më të lartë se pjesa tjetër e popullsisë së vendiot. Por, vitet e fundit, pas krizës së Greqisë dhe keqësimit të vazhdueshëm edhe të gjendjes ekonomike në Shqipëri, kjo zonë ka përjetuar një varfëri dhe mjerim të pashembullt. Në një komunikatë të bërë publike nga një organizatë fetare dhe bamirëse që vepron në këtë zonë, kuptohet gjendja dhe mjerimi i madh i dropullitëve. Sipas komunikatës mësojmë se përgjatë këtij viti, “Përkeqësimi i vazhdueshëm i gjendjes ekonomike edhe në Dropull ka detyruar kishën që të trajtojë me ndihmë ekonomike, me “shportën mujore të ushqimeve dhe kontribute të tjera, sipas gjykimit të Këshillit Kishtar”, mbi 120 familje nga kjo zonë e minoritetit grek. Njëherësh janë dhënë edhe kontribute jashtë radhës për raste të vështira të natyrës mjekësore, si të sëmurë dhe mediakamete e ilaçe, por edhe për persona me invaliditet. Ndërsa 15 fëmijë janë ndihmuar që të arsimohen në zonën e Dropullit.

Të fundit