Flash News

KRYESORE

Varfëria në familjen shqiptare që i është hequr ndihma ekonomike; vajza 16 vjeçare lë shkollën për të punuar

Varfëria në familjen shqiptare që i është hequr ndihma

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka bërë publik një rast të trishtueshëm në Çërrik, ku familjes Jonuzi i është hequr pa asnjë arsye ndihma ekonomike. Burri i shtëpisë ku jetojnë 7 persona, Agron Jonuzi deklaron se familja merr vetëm 104 mijë lekë të vjetra pension dhe se vajza e madhe, 16 vjeç, ka lënë shkollën për të gjetur punë. Ai thotë se edhe dy fëmijët e tjerë do t’i largojë nga shkolla sepse nuk ka mundësi ekonomike t’u përgjigjet për librat.

Agroni sheh si mundësinë e vetme për të mbijetuar largimin nga Shqipëria.

Reagimi i Luçiano Boçit:

MJERIMI KËMBËKRYQ

QEVERIA I KRYQËZON

Ne Cërrikun e mijëra varfërive.

Njerëzit janë të revoltuar.

Agron Jonuzi

5 veta në shtëpi.

U është hequr ndihma ekonomike pa asnjë arsye.

Nga “sistemi” dmth!

Për këtë arsye vajza 16 vjeçare ka braktisur gjimnazin per t’u punësuar megjithëse nën moshën e lejuar.

Agroni deklaron se as fëmijët e tjerë, vajzën në klasë të tetë e as djalin në klasë të katërt, nuk do më t’i dërgojë në shkollë:

“Dua t’i heq sepse nuk kam asnjë lek t’i jap të kenë për të blerë diçka, për të ngrënë në pushim - deklaron ai.

Lista e detyrimeve veresie është shtuar shumë.

“Dua të largohem nga Shqipëria - shton”

Jetojnë me pension 104 mije lekë të vjetra të nënës që e përfiton nga babai i vdekur.

Nusja e sëmurë rëndë nuk kurohet dot.

Xhevair Hamiti

Shtatë veta në familje. Dy kurora në një dhomë e guzhinë.

Asnjë nuk punon nga katër në moshë për punë.

Pa mundësi për të paguar drita e ujë të cilat i ka me detyrim me aktmarrëveshje që do të thotë plus 10.000 lekë më shumë cdo muaj.

I sëmurë, pa ilace, pa ushqime.

Asnjë arsye pse është hequr.

“Për shkak të pikëzimit-i thonë”

Të fundit