Flash News

KRYESORE

Varfëria në Shqipëri, Banka Borëtore: 181 mijë persona jetojnë me 3 usd në ditë, të tjerë edhe me 1.9 usd në ditë

Varfëria në Shqipëri, Banka Borëtore: 181 mijë persona

Shqipëria vijon të kryesojë në rajon përsa i përket nivelit të varfërisë në vend. Shqipëria renditet më dobët se Serbia, Maqedonia, Bosnja, por dhe Kosova.

Banka Botërore ka vlerësuar situatën në vendin tonë ndërsa të dhënat janë publikuar në raportin “Migration and Mobility”. Sipas raportit, rreth 20 mijë e 300 persona jetojnë me 1.9 USD dollarë në ditë dhe  mbi 181 mijë ose 6.3% e popullisë me tre dollare në ditë.

Institucioni Financiar Ndërkombetar përllogarit se 32.8% e popullsisë ose rreth 1 milionë persona nevojat jetësore i plotësojnë me rreth 5 dollarë në ditë.

Të fundit