Flash News

KRYESORE

Vargjet e ndjera të aktorit shqiptar: "S`bajmë gjumë kur ti dridhesh se veç ty t`kemi Shqipni"

Aktori shumë i njohur nga Kosova, Çun Lajçi njihet për krijimtarinë e tij edhe si poet dhe pikërisht për ngjarjen në të cilën po kalon Shqipëria ka shkruar vargjet e ndjera që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe në media.

Nëpër fjalët e përzgjedhura e të goditura në dialektin geg, ka rrëqethur me atë që shkruan.

Shqipnisë sime t'luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s'bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t'futemi n'gji

E lutemi

Vetëm ti t'mos vdes

Ne

S'bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t'kemi Shqipni

Të fundit