Flash News

KRYESORE

Várhelyi apel klasës politike nga Kuvendi: Reforma Zgjedhore kusht për konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria më afër se kurrë BE

Várhelyi apel klasës politike nga Kuvendi: Reforma Zgjedhore kusht

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi u ka drejtuar një mesazh të qartë aktorëve politikë në Shqipëri se Reforma Zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare.

Teksa mbajti fjalën e tij në Parlamentin e Shqipërisë, pasi ka dorëzuar progres-raportin e KE-së për Shqipërinë gjatë vitit 2020, Várhelyi tha se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e reformave dhe duhet të mbajë këtë ritëm, pasi është më pranë se kurrë drejt procesit të integrimit.

Shqipëria ndoqi me përpikmëri reformat, autoritetet tregojnë angazhimin drejt BE. Vendi është pranë përmbushjes se kushteve që duhen para konferencës së parë ndërqeveritare. Vettingu ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme, i përgëzoj bashkë me angazhimin e OMN për punën e madhe që kanë bërë.

Janë hapur dy proceset e aplikimit në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata e lartë është funksionale.

Ka patur ecuri në zbatimin e ligjit në operacionet ndërkombëtar”, tha Várhelyi, duke u ndalur edhe marrëveshja e 5 qershorit.

Inkurajoj palët të mbajnë fokusin te reformat e domosdoshme përfshirë ato që janë parashikuar në 5 qershor. Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare.

Shqipëria duhet të ruaj ritmin dhe të vijojë me reformat përkatëse të këshillit të BE. Vijimësia e këtyre reformave do jetë shumë e rëndësishme për negociatat. Institucionet duhet të bashkëpunojnë që Shqipëria të ecë përpara drejt BE.

Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë, nga tërmeti e më pas kriza e covid. Ne ju qëndruam pranë duke ju dhënë asistencë, edhe Shqipëria i dha ndihmë me personel mjekësor BE. Ju shpreh mirënjohje të thellë. Jemi në moment kyç, pasi Shqipëria gjendet më pranë se kurrë BE. Ndaj, kontributi juaj është kyç”, përfundoi komisioneri.

Të fundit