Flash News

KRYESORE

Varhelyi përshendet takimin e palëve në Këshillin Politik, por i kthehet marrëveshjes së 5 Qershorit: Kusht për negociatat!

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka përshëndetur vendimin e PD- PS për t’u ulur në Këshillin Politik për ndryshimet kushteutese që çojnë në hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

Ai shprehet se gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Megjithatë nuk lë pa përmendur edhe  marrëveshjen e 5 qershorit, duke kujtuar se është kusht për çeljen e negociatave.

“Reforma Elektorale në Shqipëri: Diçka e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara të sistemit elektoral. Përfshirja është e vetmja rrugë përpara në çështjet elektorale. Kyçe është që marrëveshja e 5 qershorit të ruhet dhe votohet në ligj sa më shpejt sepse ajo adreson një nga kushtet kyçe për çeljen e negociatave me BE”, shkruan Varhelyi.

Të fundit