Flash News

KRYESORE

Varhelyi takim Lajçakun për dialogun Kosovë- Serbi: Do të punojmë bashkë, si një ekip, për një moment të ri

Varhelyi takim Lajçakun për dialogun Kosovë- Serbi: Do të

Komisioneri për Zgjerimin i BE-s, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me të dërguarin special nga Unioni, Miroslav Lajçak, përsa i përket dialogut Kosovë- Serbi. Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi shprehet se diskutimet kanë shkuar mirë me Lajçak dhe se është në pritje të vijimit të bashkëpunimit si ekip për krijimin e një momenti të ri.

Lajçak e ka ekipin e tij me përfaqësues të BE që do të punojë për dialogun Kosovë- Serbi, dhe do të koordinohet ndërkohë edhe me Varhelyi dhe instancat më të larta të BE.

“Diskutim i mirë me Përfaqësuesin Special #EU për dialogun Beograd-Prishtinë sot, personalisht. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku, si ekip, në krijimin e një momenti të ri”, shkruan Varhelyi.

Të fundit