Flash News

KRYESORE

"Varianti i PS-së është sondazh dhe jo lista të hapura", Murrizi: S'mund të ketë prag kombëtar me sistem rajonal

"Varianti i PS-së është sondazh dhe jo lista të

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi e ka cilësuar si sondazh dhe jo lista të hapura draft-propozimin e Partisë Socialiste për Kodin Zgjedhor.

Në fjalën e tij gjatë shqyrtimit të nismave në Komisionin për Çështjet Ligjore, Murrzi theksoi se nuk është i trembur nga pragu elektoral, por prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë.

 “Varianti i PS-së është një sondazh dhe jo lista të hapura. Ne në emër të listës sonë kemi kërkuar që listat të hapen 100 për qind. Ne duam që në këtë Kuvend të vijnë deputetë, që vijnë nga qytetarët shqiptarë. Mos pengoni atë që lejon Kushtetuta. Dëshiroj që për herë të parë të ketë garë të ndershme. Ne kërkojmë që numërim të jetë nga administrata politike.

Nuk besoj se është e tepërt që Shqipëria të gjejë 1800 numërues. 90 vende numërimi nga 5 tavolina, herë 4 veta bëjnë 1800 veta dhe të vijnë nga arsimi, noterë e gjyqtarë. Si mundet që unë apo kolegë të PS apo PD të pranojnë që rezultati është ai që është hedhur në kuti kur vota do të numërohet nga individë politikë të caktuar nga drejtuesit politik qoftë të qarqeve qoftë nga kryetari i partisë, kur kemi garë mes vetes.

Kemi propozuar edhe pragun. Nuk na tremb pragu. Të vijnë në parlament ata që e kalojnë pragun. Pra prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Idealja do të ishte që të ishte pragu natyral për një mandat në qark”, u shpreh ndër të tjera Murrizi.

Ndërkaq, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, bëri të qartë se kjo është mbledhje e Komisionit të Ligjeve dhe PD nuk e ka dorëzuar amendamentin në parlament, për këtë arsye nisma e saj vlen vetëm për Këshillin Politik.

Sot jemi në votimin në parim të Kodit Zgjedhor. Jemi të mbledhur në  Komisionin e Ligjeve dhe jo në Këshillin Politik. PD nuk e ka dorëzuar amendamentin në parlament. Nisma e PD-së vlen për Këshillin Politik”, tha Manja.

Të fundit