Flash News

KRYESORE

Vasili akuzon Ramën: Po ndërmerr puç kushtetues, po instalon regjim represiv

Vasili akuzon Ramën: Po ndërmerr puç kushtetues, po instalon

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërmarrë një puç kushtetues dhe po rrezikon rendin dhe ligjin. Ai paralajmëroi mazhorancën se të gjitha këto veprime që ata po bëjnë do të kenë pasoja, mbi të gjitha mbi vetë ata.

“Rendi kushtues dhe ligji po sulmohen në mënyrë kriminale nga Rilindja dhe Edi Rama, të cilët kanë ndërmarrë një puç të vërtetë kushtetues me pasoja shumë të rënda për vendin, por me pasoja akoma dhe më të rënda për ata vetë.

Qeveria e Edi Ramës është shndërruar në një regjim represiv e kriminal në agoni, i cili përpiqet të sulmojë më çdo mjet të paligjshëm nëpërmjet pushtetit opozitën dhe qytetarët duke u dhunuar të gjitha liritë dhe të drejtat më themelore të tyre, të drejta këto që janë të patjetërsueshme dhe të garantuara nga Kushtetuta e sistemit pluralist shqiptar.”, shkroi ai në profilin tij në Facebook.

Vasili shtoi se pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës dhe prokuroria e kapur prej tij arreston protestuesit, përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa lë të lirë hajdutët.

“Edi Rama, ka vetëm një objektiv. Instalimin e regjimit kriminal, asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri, rivendosjen e monizmit, ndarjen e përçarjen e shqiptarëve që është dhe objektivi më i zi i tij.

Shqipëria po izolohet në mënyrë kritike dhe integrimi evropian i saj është në udhëkryqin më të rrezikshëm me pasoja për sot dhe shumë vite që do vijnë.

Është bërë e qartë nga të gjithë miqtë e Shqipërisë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që pengesa kryesore dhe e pakapërcyeshme për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian është kriminalizimi i qeverisjes duke mos luftuar aspak krimin e organizuar si dhe korrupsioni i shfrenuar i instaluar në çdo qelizë të qeverisjes së Rilindjes të kryesuar nga Edi Rama.”, shkroi Vasili në Facebook.

Të fundit