Flash News

KRYESORE

Vasili: Borchardt, çfarë skenari ju prishi opozita me pjesëmarrjen e saj në tryezë?

“Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë. Ne nuk e qeverisim këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë”, u shpreh një ditë më parë ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt gjatë tryezës së përbashkët për reformën në drejtësi.

Ky qëndrim i ambasadorit erdhi pas largimit nga takimi të përfaqësuesit të Partisë Demokratike në tryezën e thirrur nga OSBE, Ivi Kaso.

Rreth kësaj deklarate të Borchardt ka reaguar sot nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Me anë të një postimi në facebook, Vasili i ka drejtuar ambasadorit të OSBE-së në Tiranë disa pyetje në lidhje.

Ndër të tjera, Vasili e pyet Borchardt se përse është kaq i zhgënjyer Borchardt që opozita mori pjesë në tryezë dhe çfarë skenari prishi ajo me pjesëmarrjen e saj që e bëri të palumtur ambasadorin?

Të fundit