Flash News

KRYESORE

Vasili debaton me Veliajn për vizën në SHBA: Iki kur të dua

Vasili debaton me Veliajn për vizën në SHBA: Iki kur të dua

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili nuk ka vonuar që t’i përgjigjet kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që kandidon së rish në kryeqytet, pasi ky i fundit ia kujtoi se nuk mund të lëvizë drejt SHBA, pasi nuk ka vizë. Vasili shkroi në Facebook se ka shkuar në SHBA sa herë që ka pasur punë dhe prapë do të shkojë.

“Në Amerike kam shkuar sa herë që puna ma ka kërkuar dhe do të shkoj prapë.

Bile kam qene ne Washington edhe kur inaugurohej Presidenti Trump me ftese te Kongresit Amerikan, ndërkohe “Autoktoni” me te tijtë qanin me dëshpërim ne Tirane nga mërzia per zgjedhjen e Z.Trump dhe nuk qaseshin ne SHBA”, tha Vasili

Nënkryetari i LSi shtoi se Veliaj, si njohës i mirë i Tiranës ka ngatërruar Selvinë me Kodrën e Kuqe.

“”Autoktoni” Veliaj ka vendosur, që Selvia te jete vendi ku ka dhëne jetën Heroi i Popullit Vojo Kushi,kaq thotë se kaq di.

Por Autoktonet e vërtete te Tiranës e dine shume mire qe te gjithë se Heroi i Popullit Vojo Kushi u vra ne Kodren e Kuqe ne shtëpinë Ije Farkes, ku eshte edhe lapidari i tij prej dhjetra vitesh.

Selvia dhe Kodra e Kuqe janë nja 2 km larg njera tjetres. Edhe nje here sa per ta ditur Vojo Kushi u vra nga fashistet italiane dhe jo nga gjermanet.”, vazhdoi ai.

Të fundit