Flash News

KRYESORE

Vasili ‘dhëmb për dhëmb’ me Ramën: Mbyte Shqipërinë me drogë, të kishe vetëm qeverinë do na hidhje në greminë

Vasili ‘dhëmb për dhëmb’ me Ramën: Mbyte

Kreu i LSI, Pertit Vasili i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili prej kohësh tashmë kërkon ‘timonin’ për të qeverisur vetëm dhe pa të tjerë në ‘prehër’ duke sulmuar herë pas here ish-aleatët e tij.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Vasili sulmon Ramën se pati për vete policinë dhe përmbyti vendin me drogë dhe thumbon se nëse do të kishte në dorë vetëm qeverinë do kishte hedhur në greminë Shqipërinë.

“Rama i do gjërat që t'i ketë vetëm.

E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë.

Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë” shkruan Vasili.

Të fundit