Flash News

KRYESORE

Vasili i drejtohet eurodeputetëve: Keni vështrim të turbullt, nuk pranojmë standard si vend i dorës së tretë për Shqipërinë

Vasili i drejtohet eurodeputetëve: Keni vështrim të turbullt, nuk

Pas konferencës së delegacionit të Parlamentit Europian për mediat, ka ardhur reagimi edhe nga ish deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i cili i drejtohet kryesisht eurodeputetit Knut Fleckenstein.

Vasili është shprehur se zyrtarët e BE kanë një vështrim të turbullt dhe nuk i shohin qartë blerjen e votave apo aferave të tjera korruptive të bëra nga qeveria.

“Opozita nuk do pranojë kurrë që  nëse në zgjedhjet në Europë nuk lejohet të prekët asnjë votë me dorë, të thonë se ky standard është i mirë në Shqipëri, të dënojnë korrupsionin qoftë dhe për një sanduiç të papaguar, ndërkohë që votat e deputetëve shqiptar blihen nga krimi i organizuar, dhe eurodeputetët thonë s’ka gjë se është mirë për Shqipërinë.

Asnjë standard që është i papranueshëm për Europën, nuk do të jetë i pranueshëm për ne. Shqipëria nuk mund të ketë një standard si vend i dorës së tretë dhe të katërt, i përbuzur,  që shërben si vend për të rrëmbyer para, për të rrëmbyer honorarë, dieta shërbimesh, siç vijnë dhe ikin këta turistë politikë.

Për këtë opozita është në rrugë dhe nuk do të lëvizë nga rruga, dhe do të ketë një shami në dorë për të pastruar sytë e turbulluar të gjithë euorodeputetëve të cilët e shohim që kanë paqartësi për të parë, për shkak të disa parave të pista”, u shpreh Vasili.

Të fundit