Flash News

KRYESORE

Vasili i drejtohet Vlahutin: Pse qep gojën për dhunën ndaj qytetarëve të rrëmbyer në mesnatë

Vasili i drejtohet Vlahutin: Pse qep gojën për dhunën ndaj

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në Facebook, duke iu drejtuar Komitetit të Helsinkit, Avokatit të Popullit dhe Bashkimit Eurpian, për heshtjen e tyre ndaj dhunës së qytetarëve.

Heshtjen e Vlahutin për qytetarët e arrestuar me forcë gjatë natës në Kukës, Vasili e konsideron si pjesë të fajit "pasi Shqipëria jonë nga Europa e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtar në BE".

Reagimi i Petrit Vasilit:

Qytetaret kukesiane u rrembyen naten nga policia, pse hesht Kom.Helsinkit,Avokati i Popullit dhe vecanerisht BE ne Tirane???

Qytetaret kukesiane u rrembyen dhe u arrestuan ne mes te nates nga policia duke shkelur cdo ligj dhe cdo te drejte njerezore.

Banditet e shtetit kane emra dhe mbiemra dhe Prokuroria shqiptare turperisht hesht dhe ligjeron dhunimin e ligjit.Tashme kjo prokurori eshte perfundimisht zyre sherbetore te peshtire te kryeministrit.

Po pse hesht Komiteti i Helsinkit ne Tirane kush ja ka mbyllur gojen perpara kesaj shkeljeje te tmerrshme te te drejtave te njeriut.

Po Avokati i popullit pse hesht dhe nuk e kerkon me force qe ky dhunim publik alla Sigurimi i shtetit te denohet nga drejtesia shqiptare.

Ndersa BE ne Tirane qe gjithnje kujdeset fort per te drejtat me periferike te njeriut,ne kete rast e ka qepur gojen dhe s'thote as nje gjysem fjale per kete te drejte themelore,per kete dhunim te qytetareve, qe eshte turpi dhe faji me i rende i qeverise.

BE ne Tirane hesht duke u bere pjestare ne faj pasi kjo Shqiperia jone nga Europa e ka marre statusin e vendit kandidat per anetar ne BE.

Europa e Brukselit qeverine e Sigurimit te shtetit e refuzon,ndersa kjo BE ne Tirane e pranon,keqardhje e madhe.....zhgenjim i thelle....

Të fundit