Flash News

KRYESORE

Vasili 'i fut në një thes' Ramën dhe Bashën: Jam gati të përballem me dy ‘rilindasit’

Vasili 'i fut në një thes' Ramën dhe Bashën: Jam

Kreu i LSI, Petrit Vasili ka folur sot nga Shkodra ku ka prezantuar programin e kësaj force politike për katër vitet e ardhshme.

Vasili i bëri bashkë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën kur tha se ishte i gatshëm të përballej me dy ‘rilindasit’ për programet.

“Ftoj këta dy rilindasit e tjerë ku të duan ata dhe të vëmë përballë planin tonë me planin e atyre të oligarkisë. Ska oligark dhe mashtrues që mund ta ndalë këtë forcë që është e juaja”, u shpreh Vasili.

Për kreun e LSI, dy forcat e tjera politike, PS dhe PD, kanë programe për të fuqizuar oligarkët dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve.

Të fundit