Flash News

KRYESORE

Vasili i tërheq vëmendjen Ramës për koronavirusin: Shqiptarët paguajnë taksa që të mbrohen, mos ua shpërdoro paratë!

Vasili i tërheq vëmendjen Ramës për koronavirusin:

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një statusi në Facebook  i ka bërë thirrje kryeministrit Ramës të përforcojë masat sanitaro epidemiologjike më shumë se kurrë më parë, referuar rrezikut nga koronavirusi.

Vasili i ka kërkuar gjithashtu kryeministrit Rama që të vendosë gjithë financimin e nevojshëm për të përballuar kërcënimin që vjen nga koronavirusi, duke e akuzuar se masat e mara janë tërësisht të pamjaftueshme.

Ai thotë se shqiptarët paguajnë taksa, ndaj edhe mbrojtja nga koronavirusi dhe masat duhet të jenë siç duhet.

Postimi i Vasili

Edi Rama shqiptaret paguajne taksa qe te mbrohen nga coronavirusi!

Pandemia nga coronavurusi ka hyre ne nje moment kritik pasi Italia vazhdon te kete nje situate teper te rende si dhe ne Ballkan vecanerisht ne Greqi ku rastet kane pesuar rritje te menjehershme,por edhe cfaqja ne vende te tjera te rajonit.

Duhen perforcuar masat sanitaro epidemiologjike ne Shqiperi me shume se kurre.

Keto masa kerkojne para se gjithash materiale mjeksore te bollshme dhe mbrojtjen e personelit mjeksor me cdo kusht si armata qe perballon ne vije te pare pandemine.

Eshte jetike te vendoset gjithe financimi i nevojshem.

Ky financim aktual eshte teresisht i pamjaftueshem.

Edi Rama shpenzo taksat qe shqiptaret paguajne per te garantuar mbrojtjen e personelit mjekesor.

Edi Rama shpenzoi taksat e shqiptareve per ti mbrojtur ata, jo per te bere show ti me parate e shqiptareve.

Edi Rama mjaft i shpenzove parate e shqiptareve per ti ndare me oligarket e tu me PPP dhe me tendera me 99.99% te vleres.

Edi Rama boll i shperdorove taksat e shqiptareve me rilindje urbane e lloj e soj idiotesirash grabitqare.

Edi Rama shpenzo nga taksat per coronavirusin aq sa shpenzon per 1 km rruge koncesionesh pra 20 milion euro.

EdiRama po nuk e bere sot, gjithe urrejtja e njerezve do te bjere mbi ty.

Edi Rama mos harro qe shendetin nuk e fal kush, mos e harro kurre kete!!

Të fundit