Flash News

KRYESORE

Vasili ironizon Ramën: Ke një mal me zero, a do shkrish Kryeministrinë si ALUIZNI-n?

Vasili ironizon Ramën: Ke një mal me zero, a do shkrish

Ish-kreu i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për shkrirë ALUIZNI-n e Beratit. Duke iu referuar alarmit të ngritur nga Franca për azilkërkuesit shqiptar, Vasili shkruan se Rama ka tashmë një mal me zero dhe pyet nëse do e shkrijë Kryeministrinë siç bëri me ALUIZNI-n.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Një tjetër vlerësim zero për kryeministrin, nga Franca. Një tjetër zero pas asaj nga Trieste dhe nga SHBA.

Shqiptarët të parët për numrin e azilkërkuesve në Francë, më tepër nga Siria, Sudani, Afganistani, që janë në luftë.

Populli shqiptar do të ikë e jo të bëjë aleancë me kryeministrin.

Një mal me zero për kryeministrin. Ç'do të bëjë ai tani? A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat?

Të fundit