Flash News

KRYESORE

Vasili ironizon Ramën për turizmin: Bën një lloj aksham pazari, kaq di kaq bën

Vasili ironizon Ramën për turizmin: Bën një lloj aksham

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përpos kritikave të vazhdueshme ndaj kreut të qeverisë, është ndalur sot tek mungesa e promovimit gjithë vjetor të turzimit në vendin tonë.

Duke ironizuar Ramën, ai thotë se gjithë bota bëjnë promocionin gjatë vitit dhe sezonin trustik e bëjnë pushim, ndërsa kryeminstri ynë bën të kundërtën. I bën promocion vendit në të dalë të sezonit turistik, dhe këtë Vasili e quan “aksham pazar”.

Statusi i plotë:

Gjithë bota i bën promocione, panaire turistike dhe reklamë turizmit gjithë vitin, me përjashtim të korrikut dhe gushtit.

Ky shkollëpakëti, kryeministri ynë, bën promocion në gusht, në të dalë të sezonit turistik, pra bën një lloj aksham pazari.

Aferim i qoftë, kaq di kaq bën!

Të fundit