Flash News

KRYESORE

Vasili ironizon Ramën: Shkollëpak, Kushtetuta nuk t’a njeh facebook-un si qeveri

Vasili ironizon Ramën: Shkollëpak, Kushtetuta nuk t’a njeh

Lëvizja Socialiste për Integrim, vijon të ketë kryeministrin Rama në qendër të sulmeve të vazhdueshme. Është kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, i cili sërish i rendit kreut të qeverisë problematikat të cilat nuk po gjejnë zgjidhje.

Ndërsa rikujton situatën e rëndë të zjarreve dhe mbytjes së shumë pushuesve gjatë sezonit veror, Vasili me ironi i drejtohet shefit të ekzekutivit, duke i thënë se Kushtetuta nuk ia njeh facebook-un e tij veror si qeveri, por të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Statusi i plotë

Shqipëria pa qeverisje dhe pa qeveri.

Megjithë katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona- ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshem i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t'u printe punëve në këto ditë halli.

Dikush duhet t'i shpjegoje këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh facebookun e tij veror si qeveri.

Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t'i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka.

Sigurisht, ky kryeministër shkollëpak që kemi nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat ne erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë.

Të fundit