Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vasili kërkon përballje në shesh me qeverinë: Vendi ndodhet përpara një piramide financiare të përmasave të frikshme
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar përballje në shesh me qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, si rrugën e vetme dhe të pashmangshme për qytetarët shqiptarë. Vasili theksoi sot se vendi ndodhet për shkak të një qeverie piramidë, përpara një piramide financiare të përmasave të frikshme.
“Dita për tu përballur drejtpërsëdrejt me këtë katastrofë është sot. Shqipëria sot ndodhet për shkak të një qeverie piramidë, përpara një piramide financiare të përmasave të frikshme, ndërkohë që organet e drejtësisë shqiptare të cilat duhet të ishin ato në krye të hetimit, që të kryejnë në emër të popullit këtë hetim të thelluar dhe nxjerrjen e këtyre puçistëve ekonomiko-politikë përpara drejtësisë, nuk mbetet asgjë tjetër dhe është e vetmja mënyrë zgjidhje që populli vetë të përballet në shesh të hapur, ballazi, në të drejtën e tij, në të drejtën e mbrojtjes së interesave të veta ekonomike, të interesave të veta shoqërore, të cilat janë të kërcënuar përpara një grupi aventurierësh kriminelë, të cilët kanë planifikuar që të mbushin torbat e tyre me para, të largohen nga vendi në momentin e katastrofës dhe rrënimin dhe mjerimin ekonomik t’ja u lënë shqiptarëve mbi kurriz, për ta vuajtur me dekada e dekada të tëra ata dhe fëmijët e tyre”, deklaroi Vasili.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:
Jemi në këtë komunikim shumë të rëndësishëm së bashku për një problem kritik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit dhe që lidhet në rradhë të parë dhe mbi të gjitha me ekonominë. Një ekonomi, e cila po shkon drejt një rrënimi dhe po rrëshqet në një drejtim krejtësisht të rrezikshëm, në një greminë të vërtet financiare për shkak të një qeverie, e cila ka vendosur një strategji të qartë për të rrënuar ekonomikisht vendin dhe për të pasuruar veten e saj. Shifrat janë të qarta, janë në tavolinë, janë evidente, janë kritike dhe kanë të bëjnë me borxhin publik shqiptar. Do të thotë në ç’greminë borxhesh futet ekonomia shqiptare për shkak të një qeverie të kriminalizuar dhe të bërë njësh me interesat më të errëta dhe për këto interesa dhe në funksion të këtyre interesave, ajo nuk mund të ndalet asnjë ditë duke e thelluar këtë situatë në mënyrë kritike. Borxhi publik i deklaruar sipas saj shkon 70%, ndonëse do ta shtjellojmë më pas, është edhe më i lartë se kaq, ndërsa borxhi publik i verifikuar dhe i konstatuar nga një organ kushtetues siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit është 72%. Vetëm për këtë çështje dhe vetëm për këtë moment, shqiptarët duhet të dinë që janë përpara një katastrofe ekonomike financiare të pashembullt. Dhe prokuroria shqiptare është në pozicionin e saj më të vështirë dhe më kritik, pasi ajo megjithëse është paralajmëruar publikisht, më shumë se njëherë për këtë çështje ka mbyllur sytë, ka mbyllur veshët dhe po bashkëkonsumon një krim të vërtet shtetëror. Pasi një organ kushtetues raporton për shifra borxhi, të cilat qeveria i fsheh, këtu jemi përpara një krimi ekonomik me përmasa të frikshme, e cila nuk godet një individ të vetëm apo disa individë, por godet gjithë Shqipërinë. Asnjë veprim nuk ka ndodhur nga Prokuroria Shqiptare, ndërkohë që ajo duhet të vihej në alarm, përpara çdo çështje tjetër duhet të shqyrtonte këtë çështje, të nxirrte fajin, fajtorët, përgjegjësit dhe me veprimet e saj të ndihmonte në ndaljen së paku të katastrofës financiare që po projektohet, dhe nuk kemi pra asnjë veprim të tillë. Por më tej ç’ndodh? E vërteta është që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar publikisht që borxhet për shkak të koncesioneve të frikshme dhe të paketës 1 miliardë euro, e cila realisht ka shkuar në masën 2 miliardë, do ta thellojë së paku me 7 apo 8% borxhin, i cili nga 64-65% që qeveria pretendon ta çojë, do të shkojë deri në masën 80%. Që do të thotë një gjunjëzim i plotë dhe një kolaps ekonomik i papërballueshëm për ekonominë shqiptare, dhe aq më keq një borxh, një katastrofë, e cila rrezikon ekonominë shqiptare për dekada të tëra me rradhë për shkak të pasojave të parikuperueshme që ajo krijon. Dita për tu përballur drejtpërsëdrejt me këtë katastrofë është sot. Shqipëria sot ndodhet për shkak të një qeverie piramidë, përpara një piramide financiare të përmasave të frikshme, ndërkohë që organet e drejtësisë shqiptare të cilat duhet të ishin ato në krye të hetimit, që të kryejnë në emër të popullit këtë hetim të thelluar dhe nxjerrjen e këtyre puçistëve ekonomiko-politikë përpara drejtësisë, nuk mbetet asgjë tjetër dhe është e vetmja mënyrë zgjidhje që populli vetë të përballet në shesh të hapur, ballazi, në të drejtën e tij, në të drejtën e mbrojtjes së interesave të veta ekonomike, të interesave të veta shoqërore, të cilat janë të kërcënuar përpara një grupi aventurierësh kriminelë, të cilët kanë planifikuar që të mbushin torbat e tyre me para, të largohen nga vendi në momentin e katastrofës dhe rrënimin dhe mjerimin ekonomik t’ja u lënë shqiptarëve mbi kurriz, për ta vuajtur me dekada e dekada të tëra ata dhe fëmijët e tyre. Ndaj sot është e qartë që koha dhe momenti i përballjes së madhe afroi, është te pragu i derës, është i pashmangshëm dhe sigurisht opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në këtë drejtim, pasi është mision kombëtar për të mbrojtur të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe për ta çliruar këtë nga uzurpatorët e pangopur, të cilët e kanë shndërruar shtetin dhe pushtetin në një gosti bishash për të shqyer edhe copën e fundit. Momenti është i tillë kritik, prandaj dhe qëndrimi është dhe do të përvijojë të jetë radikalisht shumë më i fortë se sa kaq në ditët dhe në javët që vijnë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38