Flash News

KRYESORE

Vasili kërkon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme: Ç'pret akoma qeveria?! Kryeministri nuk mund të jetë komentator

Vasili kërkon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme:

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë në të gjithë territorin e vendit. Vasili kërkon që kryeministri Edi Rama të jetë në ballë të shtabit të emergjencave dhe jo të bëjë komentatorin.

Reagimi:

Te shpallet gjendja e jashtezakonshme. Ç'pret akoma qeveria?!

Shqiperia po perballet me nje situate shume te rende ne te gjithe territorin me rreziqe shume te medha per pronen dhe shendetin e qytetareve.

Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme. Çfare pret?

Situata rendohet ore pas ore. Kryeministri duhet te jete ne balle te shtabit te emergjences dhe te marre e te ushtroje pergjegjesite e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, qe nga zyra e deri ne drejtimin ne teren.

Kryeministri nuk mund te jete komentator.

Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme.

Koha nuk pret.Mijera qytetare presin doren dhe mbeshtetjen e shtetit.

Të fundit