Flash News

KRYESORE

Vasili komenton letrën e Ramës: Je shembulli më i shëmtuar i mashtruesit publik

Vasili komenton letrën e Ramës: Je shembulli më i shëmtuar i

Pas letrës që Rama u dërgoi krerëve të Bashkimit Evropian, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili deklaroi se kryeministri është shndërruar në shembullin më të shëmtuar të mashtruesit publik, dhe se ai ka gënjyër banalisht kur deklaroi para 2 javësh se kishte fituar mbi kanabisin.

Statusui i plotë:

Kryeministri, qe genjeu banalisht se fitoi mbi kanabisin, tani po u kerkoka ndihme me leter europianeve.

Kryeministri i Shqiperise eshte shnderruar ne shembullin me te shemtuar te mashtruesit publik.

Nuk la vulgaritet e banalitet pa nxjerre nga goja kunder cdo partie,individi,media te te gjitha llojeve shqiptare e nderkombetare,qe flisnin per drogen dhe efektin shkaterrimtar te saj per Shqiperine dhe shqiptaret.

Nuk la genjeshter,manipulim faktesh,ngjarjesh e raportesh per te mohuar,mbuluar dhe perdorur per pushtetin e tij dhe per te blere vota,kete tragjedi politike e sociale.

Sot po ky kryeminister, u dergon leter shteteve europiane per ndihme per drogen, qe po ky qe medemek e kishte "eliminuar" 99%".

Ja ç'thoshte ky kryeminister jo me larg se 2 jave me pare dhe kuptoni me mire cdo te thote genjeshtar qe as skuqet as zverdhet.

Ja ç'thoshte kryeministri:

“Ne e fituam betejën me kanabisin. Viti 2017 e nxorri vendin nga harta e zezë

Vetëm qorrat që nuk duan të shohin, shurdhët të dëgjojnë, apo kazanët që nuk duan të mësojnë".

Të fundit