Flash News

KRYESORE

Vasili: Kryeministri s’ka asnjë lidhje as me demokracinë e as me pluralizmin, shteti ligjor na la shëndenë

Vasili: Kryeministri s’ka asnjë lidhje as me demokracinë e as me

Kryetari i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Rama se ka në kokë vetëm ligjin e Agjitacion dhe propagandes dhe te Internim dëbimeve. Ja postimi i Vasilit ne facebook:

"A ka turp ky shkollëpaku?

Kryeministri shkollëhiç na çau dërrasat përditë, që medemek ai respekton rregullat, ligjet edhe për preshin, lakrën dhe sallatën etj etj.

Po mësuesen në Kamëz, Hamide Qemirani, banditizmi i qeverisë e zbon nga puna, me çfarë rregulla a ligje e heq ky kryeministër?

Jo mor jo, ky shkollëhiçi ka në kokë vetëm ligjin e Agjitacion dhe propagandes dhe te Internim dëbimeve, s’ka ky asnjë lidhje as me demokracinë e as me pluralizmin.

Këtë nuk e zë gjumi vetëm që të lulezojnë kanabisi dhe koncesionet, se shteti ligjor na la shëndenë.

Shteti ligjor s’ka hiç të bëjë me poturet e këtij, që kutërbojne nga kanabisi.

Mësuesja Hatixhe dënohet pa ligj nga kanabisti në krye të qeverisë. Ky është morali i histerive mediatike të shtetit që ka rënë."

Të fundit