Flash News

KRYESORE

Vasili kundër Ramës për të dielat pa makina, sugjerim qytetarëve: Veproni kështu që ta zbrapsni me bisht ndër shalë

Vasili kundër Ramës për të dielat pa makina, sugjerim

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar një video në Facebook, ku del kundër vendimit më të fundit të kryeministrit Rama, për të bllokuar lëvizjen me makinë të dielavë, nga tetori në mars.

Vasili i kërkon shqiptarëve që të mos binden, e të dalin të gjithë me makina, duke sugjeruar se kjo është mënyra e vetme për ta zbrapsur.

“Kam parë të gjithë juve të preokupuar për cmendurinë e radhës së kryeministrit tonë, i cili do të bllokoka makinat për ditë të dielë, nga tetori deri në mars. Nuk ka nevojë t’i ktheni përgjigje këtij të cmenduri: Të gjithë bashkë që ditën e parë që do guxojë ta bëjë këtë gjë, të marrë makinat dhe të dalim të gjithë bashkë në rrugë.

Cfarë do bëjë ky i marrë? Do arrestojë dhjetëra mijëra shqiptarë në një ditë? Asgjë nuk do bëjë, do fus bishtin ndër shalë e do ikë. Ndaj të dashur miq, gëzojini ditët e lirisë, ta lëmë të cmendurit në punët e tij. Për sa i takon tetorit, edhe kush nuk e ka planifikuar ta ndezë makinën dhe të dalë, të shohim cdo bëjë, ky, gjithmonë nëse do jetë deri në tetor…”,  thotë Vasili.

Të fundit