Flash News

KRYESORE

Vasili: Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, kryeministri në krizë përkthen shtrembër

Vasili: Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, kryeministri në krizë

Fjalët që thanë Donald Lu dhe Hoyt Yee, përsa i përket çështjes së Tahirit, sipas Petrit Vasilit janë përkthyer shtrembër nga kryeministri Edi Rama.

“Lu dhe Hoyt Yee thonë: "të dalë e vërteta." Kryeministri i trembur i ngre barrikadë dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dale”, shkruan Vasili, teksa shton se kryeministri në panik i summon dhe tenton t’u mbyllë gojën.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, kryeministri në krize përkthen shtrembër.

Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e thanë: askush s'mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë.

Lu dhe Hoyt Yee thonë: "të dalë e vërteta." Kryeministri i trembur i ngre barrikadë dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë.

Hoyt Yee thotë: "mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që t'u mbyllë gojën.

Amerikanët kanë folur qartë dhe drejt, kryeministri në krizë përkthen shtrembër.

 

Të fundit