Flash News

KRYESORE

Vasili mbështet Lu-në, bën deklaratën e fortë: Ambasadori tregoi me gisht kryebanditin, ka vetëm një zgjidhje

Vasili mbështet Lu-në, bën deklaratën e fortë:

Pas deklaratë së Donald Lu për krimin në Shqipëri, ka reaguar dhe Petrit Vasili, i cili shprehet me bindje të plotë se e  vetmja rrugëzgjidhje  për luftimin e krimit është funksionimi i organeve të vetingut në mënyrën e duhur.

"Ambasadori Amerikan sot tregoi me gisht banditët. Kryebanditi dihet se cili është, e inkurajon policinë të mos merret me punën e saj por të mbledh vota. Për këtë arsye sot jemi të gjithë më të shqetësuar se kurrë pasi ka kaluar të gjithë kufijtë e Shqipërisë", u shpreh ndër të tjera Vasili.

“Lidhur me adresimin e Lu-së për problematikën për krimin e organizuar dhe efikasitetin inegzisten të luftës ndaj krimit, LSI-ndan të njëjtin shqetësim  me Lu-në, që po komprometohet siguria  e vendit dhe siguria e jetës së çdo qytetari. Për këtë arsye dhe kryetarja e LSI-së i është drejtuar Lu-së dhe Vlahutin për Vetingun. Pa veting të pavarur nuk mund të ketë drejtësi.

Jemi akoma në kohë për të rikthyer vendimet e turpshme. Nuk ka më kohë për të heshtur dhe për të mos vepruar.

Ambasadori Amerikan sot tregoi me gisht banditët. Kryebanditi dihet se cili është, e inkurajon policinë të mos merret me punën e saj por të mbledh vota. Për këtë arsye sot jemi të gjithë më të shqetësuar se kurrë pasi ka kaluar të gjithë kufijtë e Shqipërisë. Shërbimet partnere, për t'i dhënë fund një herë e përgjithmonë kësaj situata. vetëm nëse vetingu do të funksionoj si i tillë kjo situatë mund të zgjidhet”, u shpreh Vasili, pasi doli nga mbledhja e Grupit Parlamentar të LSI-së.

Të fundit