Flash News

KRYESORE

Vasili mesazh të fortë Ramës: Të lëshojmë më shumë nga vetja për stabilitetin e Shqipërisë

Vasili mesazh të fortë Ramës: Të lëshojmë më

Kreu i LSI, Pretit Vasili dhe anëtarët të kreysisë së LSI ka kryer sot homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve” nga ku ka përcjellë një mesazh të fortë.

Vasili tha se duhet të lëshojmë më shumë nga vetja për të një Shqipëri më të sigurtë dhe për stabilitet të garantuar.

 “Na duhet qartazi që të lëshojmë nga vetja pasi kjo do të ishte një sakrificë shumë e vogël për një Shqipëri më të sigurt, për një stabilitet më të garantuar të vendit dhe njëkohësisht për të bërë që vendi ynë të vazhdojë rrugën e integrimit evropian. Pra, sakrifica që na kërkohet të bëjmë sot është shumë më e vogël në raport me mësimin e madh që na vjen nga historia dhe nga dita e 5 Majit, ku të rinjtë dhanë gjakun e tyre, janë këtu për të na bërë apel për përgjegjshmëri më të lartë ndaj vendit dhe çfarë s’duhet të kursejmë ne absolutisht për të mirën dhe për qetësinë dhe sigurinë e vendit”, tha Vasili.

 

 

 

Të fundit