Flash News

KRYESORE

Vasili për buxhetin: Familjet shqiptare u vendosën përballë pasanikëve; qeveria po shpërndan paratë te klientët

Vasili për buxhetin: Familjet shqiptare u vendosën përballë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaroi sot se buxheti i Qeverisë përcaktoi ndarjen e madhe të qeverisë dhe pasanikëve të saj në njërën anë dhe familjet e zakonshme shqiptare në anën tjetër.

“Dje u përjetua një nga momentët më të vështira për të ardhmen e vendit, pasi përfundimisht u bë shumë e qartë që qeveria dhe pasanikët e mëdhenj klientë të saj u vendosën në njërën anë dhe të gjithë shqiptarët e zakonshëm u vendosën në anën tjetër”, deklaroi Vasili.

Sipas Vasilit, qeveria nuk ka më para dhe ato që i kanë mbetur po i shpërndan te pasanikët klientë të saj.

“Qeveria nuk ka më para. Ato para që i kanë mbetur po i shpërndan te pasanikët klientë dhe kjo çështje e kthen qeverinë në një institucion që i lanë boxhet shumë vjeçare këtyre pasanikëve dhe i heq vetes çdo të drejtë që të zhvillojë jetën në vend. Thjesht është një larëse borxhesh”, u shpreh Vasili.

Të fundit