Flash News

KRYESORE

Vasili për deklaratat e Ramës: Llogje të mbara kryeministër, e ke varur Shqipërinë ne degë të fikut

Vasili për deklaratat e Ramës: Llogje të mbara kryeministër,

Pas ‘Komunikimit Javorë’ të kryeministrit i cili ndër të tjera u shpreh se nuk do ta pengojë njeri për të punuar 4 vitet në vijim. Për këtë ka reaguar dhe Kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili, i cili i ka konsideruar deklaratat e tij llogje e telendira në rrugë, në Facebook dhe në Twitter.

Vasili shprehet se Rama e ka varur Shqipërinë në degë të fikut dhe vet rri nën të.  

Statusi i plotë:

Llogje të mbara kryeministër, se Shqipërinë e ke varur ne dege te fikut.

Ky kryeministri thotë që këtë vjeshte s'do ta pengoje njeri te vazhdoje punën.

Po si ta pengojnë te punoje,kur ai s'punon hiç po bën vetëm llogje e telendira ne rruge,ne Facebook,ne Twiter.

Llogje të mbara shkollepakët, të lajthitura,të tronditura,të cartura sido qe t’i kesh,llogje mbeten.

Shqipërinë ky e ka varur në degë të fikut dhe vetë rri nën të.

 

Të fundit