Flash News

KRYESORE

Vasili për votën në OKB: Rama përdor gjuhë naziste, dëmton marrëdhëniet me Izraelin dhe SHBA-në

Vasili për votën në OKB: Rama përdor gjuhë naziste,

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, në një dalje për mediet ka folur në lidhje me votën e Shqipërisë  kundër SHBA-ve. Vasili shprehet se Rama po përdor një gjithë naziste si me shqiptarët ashtu edhe me miqë tanë ndërkombëtarë.

Vasili deklaroi se i vetmi  person në dëm të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve me Izraelin dhe SHBA-në është kryeministri Edi Rama.

“Një gjuhë të një naziskini të ri, i cili po me këtë gjuhë prej naziskini kërkon të qeverisë vendin, po me këtë gjuhë naziskini kërkon të ndërtojë raporte me opozitën shqiptare, po me këtë gjuhë kërkon të ndërtojë me SHBA duke votuar kundër. Po me këtë gjuhë naziskini i drejtohet popullit të respektuar, mik dhe vëlla të Izraelit. Hebrenjtë kanë qenë miq të shqiptarëve.

Shqiptarët dhe hebrenjtë i kanë zgjidhur këtë këto çështje me njëri -tjetrin. I vetmi që është jashtë kohës, në vendin dhe psikologjinë e gabuar, e në dëm të Shqipërisë por edhe të marrëdhënieve me Izraelin dhe SHBA, i vetmi njeri i shtrembër në këtë mes është Rama. Sot psikologjia prej naziskini duhet të  jetë një shqetësim mbarëpopullor", u shpreh ai.

Të fundit