Flash News

KRYESORE

Vasili përballë gazetarëve: Kur Kuvendi s'jep një përgjigje për ligjin e plehrave, ka vetëm një zgjidhje

Vasili përballë gazetarëve: Kur Kuvendi s'jep një

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një  takim me gazetarët  është shprehur se çështja e mbetjeve është tejet serioze, sepse nuk kemi të bëjmë me një projekt-ligj por me një ligj.

“Referendumi popullor është zgjidhja e vetme, atje kur Parlamenti nuk jem një përgjigje. Kryeministri Rama shpenzoi orë e orë të tëra, edhe diskutime live të bindë popullin, apo edhe grupet e interesit, ndërkohë që po ashtu edhe kuvendi nuk i ka zgjidhje. Në kushte të tilla, e vetmja zgjidhje mbetet që të flasë populli, të sjellin referendumin popullor dhe të shprehet vetë populli për këtë”- u shpreh ndër të tjera Vasili, duke i bërë dhe një thirrje kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Kryetari i Kuvendit duhet të tregohet shumë i kujdesshëm dhe duhet të zbatojë rregulloren me përpikmëri”, shtoi më tej Vasili.

 

Të fundit