Flash News

KRYESORE

Vasili i përgjigjet Ramës për ‘fletërrufetë’: Bëj një gram punë, mos u merr me llogje pazari!

Vasili i përgjigjet Ramës për

Pas reagimit të fortë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për listën e zezë të Ramës ka reaguar edhe ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili.

Me tone të forta dhe ironike ai e ka krahasuar Ramën me atë që në regjimin e shkuar bënin fletërrufe, por në ndryshim nga ata, që benin hekurudha dhe elektrifikonin vendin, kryeministri sot eshte i lodhur e nuk ben asgje.

Shumë i lodhur ky kryeministri ynë, damlla i tëri, vetëm me llogje pazari e me fletë rrufe do e kalojë jetën ky, jo e tha jo s’e tha, bëj një gramë punë, or kryeministër, se edhe ata që shpikën fletë-rrufetë në fakt bënin hekurudha dhe elektrifikonin vendin, thanin këneta etj. etj., kurse ky kuje kryeminister ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë.

Të fundit