Flash News

KRYESORE

Vasili publikon dokumentet, qeveria shqiptare prishi katër kontrata me vlerë 2 miliardë euro

Kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së Petrit Vasili ka sjell sërish në vëmendjen e publikut humbjen e madhe të parave që qeveria humbet në arbitrazh.

Vasili bashkë me akuzat ndaj qeverisë për humbjen e 2 miliardë eurove, ka publikuar edhe kërkesën zyrtare e cila sipas tij ndodhet prej ditësh në tavolinën e kryeministrit.

Statusi i plotë:

Kryeministri genjeu, skandalin e 2 miliard eurove e ka prej muajsh ne tavoline.

Skandalin e 2 miliard eurove, qe rrezikon te paguaje Shqiperia si pasoje e humbjes se gjyqeve per kontratat e prishura ne menyre arbitrare nga qeveria,kryeministri e ka prej muajsh ne tavoline dhe qellimisht s'ka levizur as gishtin.

Ky genjeshtar profesionist e mohon dhe nuk e pranon te verteten, qe eshte ne driten e diellit.

Kete skandal monstruoz e kam denocuar kohe me pare, pa qene fare ne opozite, por si minister i drejtesise ne ate kohe ja kam percjelle me shkrim me shkrese me

Nr.Prot: 2357/1 date: 10.04.2017 kete shqetesim shume te rende, qe mu be prezent nga Avokati i Shtetit me shkresen e saj me Nr.prot 43/23 date 06.04.2017.

Keto jane faktet, qe nuk i luan as topi dhe ky mashtrues ordiner, qe kemi kryeminister le te guxoje te thote te kunderten.

Avokatja e Shtetit, qe ka kryer detyren e saj nuk eshte emeruar nga une, por nga vete ai.

Ndaj kryeministri mashtrues ta mbaje kete pergjegjesi dhe boll ju pervodh fajit te pashmangshem.

Ai eshte pergjegjesi i vetem dhe ai vete do pergjigjet.

Shume pak kohe i ka mbetur...

Të fundit