Flash News

KRYESORE

Vasili publikon dokumentet: Vjedhje gjigande tek Unaza e Re, prokuroria të mos bëhet palë me megahajdutërinë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka publikuar disa facsimile duke u shprehur se një vjedhje gjigande dhe kriminale po bëhet me tenderin e rrugës të Unaza e Re.

Vasili i bën thirrje prokurorisë të mos bëhet palë më krimin dhe hajdutërinë. Ai gjithashtu shprehet se gara është shitur në mënyrën më të turpshme dhe me korruptive.

Postimi i plotë:

Vjedhje gjigande dhe kriminale me tenderin e rrugës të Unaza e Re, prokuroria të mos bëhet palë me megahajduterinë. Tre tendera per 2.2 km rruge,40 milion euro per 2.2 km rruge nga Pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja.

Dhe ne cdo oferte vetem dy konkurues dhe gjithmone i dyti nga konkuruesit e ka oferten ZERO lek. Pra gara ishte shitur ne menyren me te turpshme dhe me korruptive.

Nje korrupsion i tille i pafytyre eshte kaq i qarte,kaq kriminal,kaq i pacipe sic eshte fytyra e hajduterise se cfrenuar te kesaj qeverie dhe ketij kryeministri.

Tenderi i vjedhur dhe i manipuluar sheshit,cmimi me shume se 18 milion euro per km,tre oferta me ZERO lek,si s'ka turp Prokuroria qe hesht eshte qartesisht pale me kete vjedhje te qeverise.

Prokuroria duhet te kishte filluar me kohe hetimin kryesisht pas denoncimeve publike me dhjetra fakte skandaloze.

Prokuroria te ndahet nje here e mire sa s'eshte shume vone nga vjedhja kriminale e qeverise.

Te nderuar qytetare me poshte keni faktet qe flasin vete dhe le ti shohe edhe prokuroria:

Të fundit