Flash News

KRYESORE

Vasili: Qindra milionët e drogës trondisin kursin e euros, heshtja më kriminale se vetë droga

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për613 kilogramë kokainë të kapura në portin e Durrësit. Sipas Vasilit, qindra milionët e drogës trondisin kursin e euros ndërsa prokuroria nuk reagon.

Reagimi i Petrit Vasilit:

“Qindra milionet e droges trondisin kursin e euros, Prokuroria nuk i sheh....Kjo ishte reforma ne drejtesi???

Prokurori i antimafias Nicola Grattieri deklaron qarte qe Shqiperia eshte vend i perfshire nga droga dhe parate e droges blejne zgjedhjet dhe jane futur ne bisnesin e ndertimit.

Ne Shqiperi eshte tronditur kursi i euros per shkak te qindra milion euro te droges qe futen ne bisnese ndertimi mu ne mes te Tiranes.Fakt shume i qarte dhe shkaterrues per shoqerine ,ekonomine dhe demokracine shqiptare,qe e sheh cdo shqiptar, nga ekonomistet e deri tek qytetari me i thjeshte

Prokuroria "cuditerisht" nuk e sheh,nuk leviz gishtin,ben sikur merret me gjithshka, por jo me kete.

A mos jane futur parate e droges kembekryq edhe ne prokurori dhe ja kane lidhur duart e i kane mbyllur syte.Sepse kullat e parave te droges nuk ka nevoje as ti hetosh pasi shihen edhe dritaret e prokurorise.

Kjo heshtje eshte kriminale sa edhe vete droga”.

Të fundit